Shtatë vendet më të pasura (G7) të planetit njoftuan sot se do të vendosin theksin tek edukimi i vajzave të reja dhe formimin profesional në vendet më pak të zhvilluara, kryesisht në zonën e Sahelit (Afrikë).

“Çështja e barazisë djalë-vajzë (në edukim) është një çështje etike por gjithashtu zhvillimi”, deklaroi ministri francez i Edukimit, Jean Michel Blanquer në kuadër të mbledhjes ministrore të G7-ës në Paris që i kushtohet Zhvillimit dhe Edukimit.

“Një shoqëri ecën më mirë nëse ajo arrin të rrisë nivelin e gjithë fëmijëve”, thekson ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: