Mbyllet sot në stacionet italiane sezoni i katërt i filmit televiziv ’Nder dhe respekt’ një film që transmetohet edhe tek ne, por ndëkaq Gabriel Garko po xhiron episodet e reja të filmit.
‘Tv Sorrisi dhe Canzoni’ ka fotografuar në sheshxhirim aktorin, ku ai shfaqet nudo dhe në pranga. Xhirimet kanë nisur në korrik dhe do të vazhdojnë deri në dhjetor, ndërsa në televizion seritë e reja parashikohen të shfaqen në 2016.(da.xha/BalkanWeb)
