ITALI- Gabriel Garko do patjetër të bindë fansat e tij se nuk ka bërë asgjë jonatyrale në fytyrën e tij, ndryshe sa u fol pak ditë më parë. Ylli i kinemasë italiane ka treguar fytyrën për herë të parë në publik që nga dalja e fotove që tregonin se ai kishte realizuar ndërhyrje estetike.

Aktori ka publikuar një videomesazh për Massimo Giletti-n, ndërsa mban në dorë një prej gazetave italiane që shkruajtën për një ndërhyrje të mundshme të tij. ‘Faleminderit për sekondat që po më jep për të qetësuar të gjithë fansat e mi. Dua tju them fytyra ime është kjo!”, tha Gabriel Garko duke e shoqëruar edhe me mimikë fjalinë. Në video Garko duket krejt ndryshe nga fotot e publikuara disa ditë më parë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: