Galeria Kombëtare e Arteve ka hapur konkurs për përzgjedhjen e një artisti për një rezidencë 1 mujore në Austri. Kjo rezidencë do të realizohet në kuadër të implementimit të programit “Artist in Rezidence” me qëllim krijimin e hapësirave bashkëvepruese për artistët e rinj, në fushën e arteve pamore, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes vendeve respektive. Artisti i përzgjedhur do të qëndrojë në Landin e Salsburgut- Austri, për një periudhë deri në 2 muaj, përgjatë 2015- ës. Fillimi i saj parashikohet më 1 Maj, ndërsa nisja drejt Austrisë më 30 Prill 2015.

Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artistëve ne Salzburg”. Pala shqiptare do të sigurojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit. Synimi kryesor i këtij programi është që artistëve nga të dy shtetet t’u jepet mundësia të njihen me sferën artistike dhe kulturore të shtetit tjetër, t’i krahasojnë veprat e tyre me ato të artistëve të tjerë, ose t’i krijojnë sëbashku ato, duke zgjeruar kështu karrierën e tyre artistike.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb