5 javë përpara fundit, Inter prek me njërën dorë titullin në Serie A. Ekipi i Cristian Chivu-t triumfoi pastër 3-0 përballë Cagliari-t duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit të 21-të në histori, tani është thjeshtë çështje shifrash dhe matematike për të “veshur” zikaltër Milanon. Në letër, Interit i duhet edhe 7 pikë për të mbyllur llogaritë në Itali, por mund të festojnë edhe nga divani në varësi të rezultateve që do të arrijnë rivalet e tyre në këtë garë, Napoli dhe Milan.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Dimarco futi një top të pastër në zonë, një super asist për Thuram, me francezin që e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. Katër minuta më vonë ishte Barella që me një goditje të fortë dyfishoi shifrat duke mbyllur praktikisht llogaritë me Cagliari-n, në shenjë respekti ndaj ish ekipit të tij, Barella nuk festoi. Inter menaxhoi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi, ndërsa në limite kishte kohë edhe për një tjetër gol, me saktë një super gol i shënuar nga Zielinski me një goditje fantastike nga distanca që u ndal në trekëndësh.

Me të drejtë, tifozët zikaltër festojnë për këtë sukses që për mediat në Itali mbyll përfundimisht garën për titull: “Inter pronar. +12 pikë, titulli më pranë”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Inter, game over, loja mbrojë”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas ndeshjes, Cristian Chivu, edhe me pak ironi i gëzohet faktit që ekipi i tij siguroi matematikisht prezencën në Champions League: “5 javë përpara fundit siguruam prezencën në Champions League, jemi të lumtur për këtë, tani të shohim përpara. Rinovimi i kontratës? Për këto gjëra nuk kam folur kurrë, isha i zënë për të siguruar Champions League, do të flasim”, u shpreh Chivu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb