Ashtu siç ishte përcaktuar, ora 12:00 ka skaduar afati për dorëzimin e kandidaturave për personat që synojnë të garojnë për postin e kreut të ri të Partisë Demokatike, për garën e caktuar më 23 maj.
Kandidatura nga Evi Kokalarit është tentuar të dorëzohet nga avokati i saj, i cili është paraqitur në seli, por dokumentet e dorëzuara prej tij nuk janë pranuar.
Ndërkohë Alesia Balliu ka dorëzuar ditën e sotme në selinë blu kërkesën për kandidim në garën për kreun e Partisë Demokratike, nëpërmjet një përfaqësuesi të saj. Sakaq, edhe Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhje. Sipas gazetarit Osman Stafa, tre demokratët kanë lënë dokumentet për aplikim në recepsion, ku nuk ka asnjë përfaqësues të partisë.
Po ashtu edhe kandidatura e Ervin Salianjit ndodhet në recepsion, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këto aplikime. Stafa tha se qarkullojnë zërat se Berisha do të hartojë një referendum, ku do të pyesë demokratët; “a pranoni ju që zoti Berisha të jetë kryetar i PD, po apo jo?!” dhe më pas do të vendoset nëse ai do të vijojë drejtimin e partisë apo jo.
