TIRANE

Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ende nuk dihen se cilën do të jenë kandidatët që do të garojnë për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Në një intervistë për emisionin ‘A Show’ në “News24” të Adi Krastës, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se ende nuk është përcaktuar se kush do të garojë për këtë post. Ndërkohë, kryetari aktual i Bashkisë Veliaj në daljet e tij publike ka aspiruar një tjetër mandat të dytë, ndonëse asgjë nuk është zyrtare deri tani.

Krasta: Ju e keni përcaktuar njeriun që do të konkurrojë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës?
Basha:
Po ta kisha përcaktuar do t’i bëja hasha të gjithë ato që thashë këtu. Sepse është bindja ime më e thellë që për të përqafuar një model të ri ku demokracia me të vërtetë përfaqëson interesat e njerëzve që të zgjehdin lirisht pastaj përmes platformave të debatit politik, ata do të përfshihen që në fazën e kandidaturave. Prandaj ne do të hapim një debat qytetar dhe jo thjeshtë politik në mënyrë që njerëzit që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet vendore të jenë produkt jo vetëm i vendimmarrjes politike por një konsensusi sa më të madh qytetar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb