Nga ELTON DONO*

KORÇË – Një ditë pas publikimit të lirimit nga puna të 8 punonjësve nga Burgu i Drenovës, 6 gardianët dhe 2 oficerët e pushuar e kanë cilësuar këtë veprim si politik, pasi ata thanë se janë simpatizantë të Partisë Demokratike. Ata u shprehën se nuk janë debitorë të energjisë elektrike ndaj OSHEE-së, pasi 5 prej tyre i kanë shlyer të gjitha detyrimet, ndërkohë që 3 të tjerët kanë nënshkruar një marrëveshje me OSHEE-n për t’i paguar me këste, debitë e prapambetura.

Tetë punonjësit e pushuar nga puna janë: Gardianët Gëzim Mulgeci, Skënder Malaj, Shpëtim Memia, Idriz Tafa, Xhevdet Hila, Genc Damiani dhe dy oficerët: Besnik Ahmataj e Rrahman Porja.

Në urdhrin e lirimit të lëshuar nga autoritetet e burgut shkruhet se arsyeja e pushimit nga puna është shkelja e rregullores së brendshme të burgut për rregullat e sjelljes, në kundërshtim me nenet 5/7 dhe 7/4. Gardianët kanë kërkuar rikthimin në punë, pasi në të kundërt ata do të ankohen edhe pranë Avokatit të Popullit dhe Drejtorisë së Burgjeve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: