Shumë ndryshe rezultoi sfida tjetër, Liverpool-Brighton, me dy ekipet që dhuruan spektakël, kjo fal edhe ekipit të De Zebrit që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3-të me Welbeck. Pas këtij momenti, ekipi i Klopp reagoi fuqishëm duke spostuar Brighton në gjysmëfushë. Në minutën e 27-të, Luis Diaz ndoqi mirë aksionin duke barazuar shifrat në 1-1.

De Zebri
De Zebri

Në pjesën e dytë, MacAllister dhe Nunes provuan në disa momente për të gjetur golin e avantazhit, por pa sukses. Në minutën e 65-të, Momo Salah finalizoi me gol një aksion fantastik duke kaluar Liverpool në avantazh. Të kuqtë gjetën edhe golin e tretë me Luis Diaz, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Liverpool që shijon në maksimum këtë fitore teksa rikuperojnë pikë në raport me rivalët, Arsenal dhe Man.City. Për momentin ndodhen në krye, të shkëputur me dy pikë në raport me Arsenal:

“Në këndvështrimin tim, ishte paraqitja më e mirë kundër Brighton-it të De Zebrit. Gara për titull? Unë as që e di edhe sa pikë janë në lojë, di që sot morën një trepikësh. Djemtë na kanë sjell në një moment fantastik ku po luftojmë me dy ekipet të shkëlqyera në garën për titull në Angli. Të shohim se si do të përfundojë, por unë po e shijoj”, u shpreh Klopp pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb