Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 4 shtetas, si autor të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Kufiri” u arrestuan shtetasit Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: