VLORE

Pak ditë pasi AKU bllokoi 41.7 ton banane të prishura në Portin e Durrësit duke shkaktuar jo pak panik te qytetarët, gazetari i News 24, Enrik Mehmeti ka evidentuar të njëjtën problematikë në Vlorë.

Përmes një postimi në “Facebook”, gazetari Mehmeti  e cilëson të pazakontë ngjyrën e kuqe si gjak në brendësi.

“Banane e blere në Vlorë në afërsi të Spitalit.Më bëri çudi ngjyra e kuqe si gjak në brendësi…Jashtë lëkura nuk ishte e dëmtuar.Ka dikush ndonjë ide për arsyen pse mund të jetë?”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: