Pasi “BalkanWeb” publikoi një video ku shihej një person teksa qëndronte afër ullinjve që kishin marrë flakë në hyrje të qytetit të Vlorës, skenë që është parë nga gazetari Enrik Mehmeti teksa i vinte zjarrin, vjen një reagim nga policia.

Kjo e fundit, përmes një deklarate ka bërë me dije se u arrestua shtetasi me inicialet H. Xh., 37 vjeç, banues në Nartë. Ky i fundit nga pakujdesia gjatë pastrimit të territorit, ka djegur pjesërisht 4 pemë (ullinj) në pronësi të shtetasit Dh. S, 85 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Duke marrë shkas nga një video e publikuar në mediat online, ku paraqitet një shtetas i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa ullinjve, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin H. Xh., 37 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, pasi nga pakujdesia gjatë pastrimit të territorit, janë djegur pjesërisht 4 pemë (ullinj) në pronësi të shtetasit Dh. S, 85 vjeç, banues në Nartë, Vlorë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi H. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: