Pasi u bë me dije se Edi Rama mund të negociojë krizën politike në Bjellorusi si kryesues i OSBE-së, ku ndër të tjera mund të jetë në tryezë edhe me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, ka reaguar gazetari i BILD që shkroi për vjedhjen e votave në vendin tonë, Peter Tiede.

Përmes një reagimi në “Facebook”, gazetari që lëshoi alarmin për vjedhjen e votave në Shqipëri në vitin 2017, shkruan se është totalisht e pabesueshme që Edi Rama dëshiron të negociojë në krizën bjelloruse, ku përballë të ketë Lukashenkon.

“Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkom dje. Për OSBE-në. E pabesueshme”, shkruan gazetari. Peter Tiede ishte gazetari që nxori në BILD përgjimet e dosjeve 184 dhe 339 për manipulimin dhe vjedhjen e votave në Durrës e Dibër. Ai u padit nga kryeministri Rama në një Gjykatë në Gjermani.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb