Situata vijon të përkeqësohet ditë pas dite në Spitalin Infektiv, ku numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar një rritje të frikshme prej javësh.

Në një raportim nga Infektivi, gazetari Erjon Skëndaj tha se në Spitalin Infektiv nuk ka më shtretër të lirë, ndaj dhe mbrëmjen e kaluar disa autoambulanca, që kanë mbërritur me të sëmurë, janë kthyer pas.

“Dje kanë mbërritur autoambulanca dhe janë kthyer pas, pasi spitali ka qenë i mbushur. Sot, kanë mbërritur pacientët e parë në COVID-3, ndërsa në Sanatorium janë shtruar 6 pacientët e pare”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb