Mes shumë zërave kritikë që kundërshtuan pjesëmarrjen në festën e Birrës së Goran Bregoviç, publicisti dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje këngëtarit me famë ndërkombëtare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zeka ndalet te aktualiteti në Kosovë, konkretisht te kritikat e opozitës kundrejt ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për faktin se pse nuk po merr asnjë hap kundër ndërtimit të universitetit serb në Kosovë. Duke u ndalur te performanca e Bregoviç në Korçë, gazetari thekson se Bregoviç sikur donte te tallej me “patriotët” e pas luftës ndërsa e hapi koncertin me këngë në gjuhën shqipe.

“Nese shqiptaria ka ngelur tek kundershtaret e Bregoviçit, paska per te mbaruar kombi shqipetar. Kosova veq eshte gjysem e mbaruar…!!!”, shkruan gazetari.

REAGIMI I MILAIM ZEKËS
Dy fjale per Xhelal Sveqlen dhe Goran Bregoviqin
Keto dite, opozita i bente kritika MPB te RK, Xhelal Sveqles, “pse nuk po ndermerr asnje veprim kunder ndertimit te Universitetit serb ne ate pjese”?!
Per te folur troç, po i kerkohet ministrit me nise policine andej, edhe me demek me i shemb themelet e ketij universiteti.
Te gjithe keta qe po e kritkojne ministrin e kane pasur mundesin per ta treguar trimerine para se ky te behej minister. Qysh thote populli, keta “fet e kane pas ba”!
Ministri dhe partia e tij kane bere nje gabim trashanik: Keta nuk po i ndalin rrenat dhe mashtrimet. Keto po i vazhdojne me Agim Bahtirin ne Mitrovice, dhe Bregoviviçin ne Korçe.
Pse po e them me Bregoviçin? Sepse VV-ja ne Shqiperi, e nxitur nga qendra ne Kosove, dhe e suportuar nga disa portale, nuk u moren me te verteten e hidhur qe Serbia po nderton lagje te tera matan ures te Ibrit. Serbia qe 20 vite e ka shenderruar 17 perqind te teritorit te Kosoves ne nje Teritor te saj. Atje tregetia behet me dinar serb. Atje qendrojne te ngjitura neper shtepi dhe objekte publike fotografite e Millosheviçit, Mlladiçit e Karagjiçit. Atje nuk keni trimeri me dale dhe me u marre me keta postera. Me lehte eshte ne Korçe e Tirane.

Bregoviçi, sikur donte te tallej me “patriotate” e pas luftes, e hapi koncertin me kenge ne gjuhen shqipe. U talle edhe me kengen “kallashnikove”, ku dha nje mesazh te forte kunder asaj kenge.
Po cili kengetar i Kosoves do te kishte bythe te hapte koncertin ne gjuhen serbe ne Beograd? Jo qe nuk ua ka qejfi, po u tremben turmave patriotike, qe jane rritur me kenge serbe, me filma serb, me edukate serbe, sa qe edhe veten e quanin “jugosllave”! Qytetaret e Shqiperise, po as gazetaret, nuk e dine se ishin pikerisht shume politikan dhe intelektual te Kosoves qe e mbeshteten Titon per krijimin e “kombit jugosllav”. Shkoni deri tek arkivat e ish gazetes “Rilindja” dhe aty do te gjeni keta “patriot” te pasluftes ne Kosove, te cilet flasin shqip, ama mendojne serbisht. Kendojne shqip, ama vetem ato kenget e vjedhura nga Goran Bregoviçi, Zdravko Qoliqi, Ceca, apo Dragana.
Nese shqipetaria ka ngelur tek kundershtaret e Bregoviçit, paska per te mbaruar kombi shqipetar. Kosova veq eshte gjysem e mbaruar…!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: