Në emisionin sportiv “Fair-Paly nga Enkeleida Zeko” në ‘News 24’ të ftuarit kanë debatuar për ligjin e sportit, ku çështja më e nxehtë ka qenë sponsporizimi. Gazetari Jetmir Halilaj u shpreh se për qeverinë shqiptari sporti nuk ka qenë asnjëherë prioritet.

“Nga e kaluara nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Sporti nuk ka qenë asnjëherë prioritet. Mjafton të shikosh ministritë të cilët gjithmonë kanë ndryshuar emërtim, por sporti ka qenë një prapshtesë, siç është tani Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”

Sa i takon ligjit të sportit

“Unë besoj se duhet të ndryshojë ligji për fitimin. Ai 3% aktual nuk sjell asgjë për sportin. Koosva është 30%, Maqedonia 40 %. Në këtë gjendje që jemi sot, 90% e klubeve janë piramidë. Janë klube që kanë kaluar në SH.A dhe nuk gjenerojnë asgjë.

Të gjitha këto sjellin që besueshmëria të bjerë”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb