Gazetarja Dasara Karaiskaj ka folur si rrallë herë për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj italian dhe arsyen që solli divorcin.

Teksa ishte e ftuar në programin “Shije Shtëpie”, Dasara zbuloi se ish-partneri i saj e ka tradhtuar gjatë martesës me një vajzë e cila ishte rreth 10 vite më e vogël se ajo.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”– tregoi ajo.

Gazetarja e cila ndan dhe një vajzë me ish-bashkëshortin u pyet gjithashtu se nëse do e falte tradhtinë e tij nëse ai do ia rrëfente:

“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb