TIRANË

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim z. Julien Autret, dhe Christophe Bergeon, Atashe Doganorë Francez për Europën Lindore dhe Ballkanin, me seli pranë Ambasadës Franceze në Beograd.

Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se si shumë të rëndësishëm bashkëbiseduesit vlerësuan shkëmbimin e asistencës së ndërsjelltë midis dy administratave doganore në fushën e ngritjes se kapaciteteve. Gjithashtu shkëmbimi i informacionit mes strukturave respektive si dhe implementimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen kryesisht në fushën e kontrollit veçanërisht në fushën e transportit detar të mallrave.

Gazheli konfirmoi gadishmërinë e Administratës Doganore Shqiptare për intesifikimin e bashkëpunimit, si dhe falenderoi Ambasadën Franceze dhe Doganën Franceze për asistencën dhënë në vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb