Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoratike, Gazment Bardhi deklaroi se opozita është gati për të fituar zgjedhjet.

Në një intervistë për “Kjo Javë” në ‘News24’ Bardhi tha se PD mezi pret ditën e zgjedhjeve, për të ndëshkuar me votë qeverinë ‘Rama’, e cila sipas tij i ka ditët e numëruara. Mes të tjerash ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën manovra për përjashtimin e koalicioneve.

Pyetje: Sa gati është Partia Demokratike tani për zgjedhjet dhe a i ka ndezur ajo motorët e fushatës?
Bardhi:
Nisja e këtij procesi nënkupton nisjen zyrtare të fushatës për Partinë Demokratike, ndërsa përsa i përket pyetjet se sa gati jemi, e kemi thënë edhe më parë jemi gati për të shkuar në zgjedhje edhe nesër.

Jo vetëm për të shkuar në zgjedhje, por dua të garantoj të gjithë qytetarët që mezi presin ditën e zgjedhjeve për të ndëshkuar me votë këtë qeveri, se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe opozita e bashkuar do të jetë fituesja e këtyre zgjedhjeve. Kjo është arsyeja përse Edi Rama po bën këto manovrat e vogla edhe në kuadër të Reformës Zgjedhore, që i projekton si strategji prej një viti, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore apo për të rritur pragun elektoral dhe histori të kësaj natyre që synojnë për të penguar opozitën e bashkuar që të shkojë, kështu siç është, e bashkuar, në zgjedhje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb