TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave nga maxhoranca mbi liderët e opozitës si organizatorë të protestës dhe dhunës. Bardhi shkruan se Taulant Balla dhe Erion Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshajn, por se gara se kush do të përhapë lajmin e rremë i pari nuk mund të hedhë poshtë të vërtetën.

Sipas tij, përpjekjet e PS për të fajësuar PD-në për 7 vite dështim është provë se Rama dhe qeveria e tij s’kanë lidhje me realitetin.

“Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë së pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.
Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët”, shkruan Bardhi.

Bardhi Fb
Bardhi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb