Kukësi dhuroi një paraqitje pozitive në aventurën europiane, arritën të kalonin një tur, u eliminuan nga Ëolfsburg por vërtetuan se janë një ekip solid. Kapitulli europë tashmë është i arkivuar dhe në shtëpinë e Kukësit kanë nisur të bëjnë llogaritë për sezonin e ri pasi gjërat kanë ndryshuar shumë nga sfida e fundit me ekipin gjerman.

Rroca
Rroca

I pari i cili vendosi të largohej ishte Edurat Rroca një nga elementët më të rëndësishëm në ekipin e Skënder Gegës. Të zëvendësosh një fantazist si Rroca nuk do të jetë aspak e lehtë. Pas një aventurë të gjatë me ekipin verilindorë nga Kukësi u largua edhe kapiteni Besar Musolli, të dy lojtarët ishin titullarë në sytë e Gegës.

Musolli
Musolli

Me përfundimin e aventurës europiane, Kukësi duhet të ulet në tavolinë me dy titullarë të tjerë për të gjetur një akord të ri pasi Obanor dhe Maliqi i ka përfunduar kontrata.

Lulaj
Lulaj

Në të njëjtën situatë ishte dhe Bruno Lulaj por klubi verilindorë me anë të një postimi në faqen zyrtare konfirmoi se ka gjetur akordin me mbrojtësin për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: