Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e Abissnet Superiore. Goli i vetëm dhe që vendosi ndeshjen ishte ai i Hakaj, në minutën e 58-të. Pas sfidës për Gol Pas Goli folën trajnerët e të dy skuadrave, të cilët dhanë opionionet e tyre për atë që u pa në fushë. Numri një i stolit korçar, Skënder Gega tha:

“Ne erdhëm për të luajtur. Është e pafalshme që trajneri të fusë një frymë tolerimi. Dhe kur kemi bërë 4 barazime, dikush ka përfituar. Dhe në këtë rast po të kishim dal me pikë, do kishte përfituar dikush tjetër.

Qëndrimi në elitë? Shpresat shumë të pakta. Mendoj se duhet të krijojmë një frymë tjetër në futboll. Nuk na takon neve po asnjë ekipi tjetër të hapim këmbët. Humbëm raste, duhet të luajmë. I uroj suksese Vllaznisë.

 

Do largohesh? Nuk kam asnjë problem të punoj nëse arrij objektivat. Kudo të shkoj do mundohem të jap maksimumin, të jem profesionist. Fundja jemi misionar. Nuk besoj se do jem në kategorinë e dytë me klubin. Nuk jam i pari, njerëzit shkojnë dhe vijnë. Për aq kohë sa kam qëndru, jam ndjerë shumë mirë, si në shtëpi”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb