Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook bëri me dije se sot, së bashku me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, mbyllën përgatitjet për mbështetjen e disa familjeve në nevojë në dy qytetet, Elbasan dhe Gramsh.

Kryediplomati Cakaj informoi se kjo mbështetje vjen nga drejtimi i një pjese të fondeve IPA në procesin e lehtësimit të pasojave ekonomike dhe shoqërore, nën kushtet e pandemisë COVID-19.

Në përfundim të reagimit të tij, Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për mbështetjen në tejkalimin e pandemisë dhe ndihmën në lehtësimin e pasojave të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb