Miliarderi George Soros ka pësuar një goditje ne tru gjatë një konference për shtyp në WEF, sipas një faqeje në rrjetin social “X”. Në videon e publikuar nga faqja duket miliarderi teksa po mban fjalimin në World Economic Forum, në momentin e shqetësimit shëndetësor.

George Soros është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, që njihet si financues i mediave propagandistike, organizatave dhe kandidatëve presidencialë.

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë. Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijoi në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nisi themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb