TIRANË

Filozofia dhe vizioni ku mbështetet Universiteti “Luarasi” është gërshetimi i praktikës me teorinë, në mënyrë që studentët, të aftesohen sa më shumë profesionalisht e të kenë mundësi të punesohen sa më shpejt.

Në kuadër të kësaj filozofie studentët e fakultetit të drejtësisë në Universitetin Luarasi zhvilluan në ambjentet e Gjykatës së Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, një gjyq të improvizuar, nën drejtimin e pedagogut Saimir Vishaj.

Studentët u bënë gjyqtarë, prokurorë, avokatë, dëshmitarë në procesin gjyqësor të improvizuar, për një konflikt prone që kishte përfunduar me një person të vrarë, një nga problemet më shqetësuese dhe më të hasura në Shqipëri.

Studentët që morën pjesë në këtë gjyq të improvizuar shprehen se kjo përvojë ishte mjaft e vlefshme për ta, pasi teorinë që mësojnë në auditore, e zhvillojnë edhe në praktikë.

Vizioni i Universitetit “Luarasi” është krijimi i një universiteti model ekselence, lider në zhvillimin e qëndrueshëm të dijes në Shqipëri e rajon. Ky vizion synon ta shndërrojë këtë institucion në vatër të kultivimit të vlerave më të mira në funksion të formimit të elitës së profesionistëve të së ardhmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb