Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në adresimin e saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se është zhgënjyese që Serbia ende nuk po distancohet nga krimet e kryera në Ballkan në të kaluarën.

Ajo ka thënë se kur përfaqësuesi i Rusisë hedh akuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, i kujtohen akuzat që sot Rusia po bënë ndaj ushtarëve të Ukrainës që po e mbrojnë vendin e tyre.

“Ushtarët trima të UÇK-së kanë mbrojtur popullin e tyre. Unë jam krenare me ata ushtarë kanë mbrojtur shtëpitë e tyre. Nuk do të isha fare krenare të përfaqësoja vendet tuaja, natyrisht ju vendosni si do të përfaqësoni vendet tuaja”, tha ajo.

Gërvalla thotë se përfaqësuesi i Serbisë po mashtron kur po thotë se rrezikohen pakicat në Kosovë.
“Me këso fabrikime në të kaluarën kanë filluar luftëra…Kujtojmë rastin “Panda” në Pejë, ku vite e vite me radhë pretendohej se ushtarët e UÇK-së kishin vrarë serbët e Kosovës, e tashmë vet gazetat serbe kanë shkruar se rasti ishte bërë nga vet serbët”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës ka kujtuar edhe deklaratat e Dick Martyt se Serbia kishte planifikuar vrasjen e tij, për t’ua faturuar më pas shqiptarëve atë.

Ministrit të Jashtëm të Serbisë, ka thënë se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
“Në vend që të fliste për problemet reale në terren, ajo po fliste për dëshirat e saj politike. Po fliste për kasapët e Ballkanit, por kasapët e vërtetë janë ish-presidenti i të ashtuquajturës Kosovë, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i kuvendit të ashtuquajturës Kosovë, Kadri Veseli. Që të dy janë në Hagë në paraburgim në Gjykatën Speciale të formuar nga Prishtina për krimet e UÇK. Serbia është shtet i pavarur dhe sovran me qëllime të pavarura politike. Akuzat ndaj Serbisë që është dorë e zgjatur e dikujt janë mungesë respekti për OKB. Serbia është shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Selakoviç.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se kasapi i Ballkanit ishte Millosheviçi.

“Nuk dua të humbas shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në vitet ’90 në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviç. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin”.

“Millosheviç nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit”, tha Gërvalla.

Reagimi i Gërvallës ndaj Nikola Selakoviç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi përmendi Thaçin e Veselin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb