Policia e Shtetit ka uruar fëmijët në të gjithë vendin me rastin e “1 Qershorit”. Nëpërmjet një videoje ku fëmijë shfaqen me uniformat e policisë apo mes efektivëve, policia e shtetit jep mesazhin e rëndësishëm të punës dhe përkushtimit për sigurinë e tyre.

“Siguria, interesi më i lartë i tyre, edukimi me vlerat më të mira qytetare, formimi cilësor, përgatitja e tyre si komponentë të shëndetshëm të shoqërisë, ofrimi i alternativave të zhvillimit dhe argëtimit, sensibilizimi dhe monitorimi që ata të mos zgjedhin të gabuarën, janë bazat e qenësishme mbi të cilat ndërtohen shteti ligjor, të drejtat dhe liritë e njeriut”, shprehet Policia e Shtetit në mesazhin e saj.

MESAZHI I PLOTË
Policia e Shtetit uron fëmijët në mbarë vendin, “GËZUAR 1 QERSHORIN!”.
E ardhmja e fëmijëve është njëri nga parimet që udhëheq punonjësit e Policisë së Shtetit, në punën e tyre të përditshme.

Siguria, interesi më i lartë i tyre, edukimi me vlerat më të mira qytetare, formimi cilësor, përgatitja e tyre si komponentë të shëndetshëm të shoqërisë, ofrimi i alternativave të zhvillimit dhe argëtimit, sensibilizimi dhe monitorimi që ata të mos zgjedhin të gabuarën, janë bazat e qenësishme mbi të cilat ndërtohen shteti ligjor, të drejtat dhe liritë e njeriut.

Për këto qëllime, Policia e Shtetit kontribuon pareshtur përmes ndërtimit dhe monitorimit të zinxhirit të sigurisë në shkolla, asistencës së përditshme të punonjësve të Policisë Rrugore në akset pranë shkollave, orëve informuese në kuadër të projekteve “Siguria e të rinjve” dhe “Dyer të hapura për komunitetin”, angazhimit të dedikuar, për krijimin e një ambienti të sigurt për zhvillimin e një procesi mësimor të qetë, bashkëpunimit konsistent me oficerët e sigurisë në shkolla, trajtimit me përparësi të çdo rasti të përfshirjes së të miturve në paligjshmëri, si dhe përmes ngritjes së një aparati të posaçëm në të gjitha strukturat e Policisë, për trajtimin procedural të të miturve.

Të gjitha këto aspekte shumëdimensionale për të cilat punon në vijimësi Policia e Shtetit, janë mënyra më e mirë që si profesionistë, punonjës policie, qytetarë dhe prindër, të shlyejmë borxhin që i kemi të ardhmes sonë.

GËZUAR 1 QERSHORIN!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb