*Dita e verës ; Historia e festës tradicionale-
*Ballokumja , gatimi tradicional i Ditës së Verës-

*Rama anuloi pjesmarrjen ne festimet e Tiranes, uron shqiptare ne Twitter dhe nga Elbasani
*Basha urime nga Elbasani e Tirana, plus mesazhe politike

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.
I veshur me lulet e verës kryeqyteti gumëzhin nga fëmijë e të rinj që kanë “pushtuar” bulevardin e që presin me dëshirë verën, ndërkohë që trafiku është bllokuar, pasi lëvizja e makinave është pothuajse e pamundur.

Sot me rastin e Ditës së Verës, Tirana u tejmbush me aktivitete kulturore. Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise njoftoi se për Ditën e Verës do të zhvillohen aktivitete në harkun kohor 10:00- 16:00, ndërsa mësohet se Bashkia ka organizuar aktivitete të ndryshme.

Festa ka sjellë gjallëri sot në kryeqytet, në bulevardin e të cilit qytetarë të shumtë po festojnë largimin e dimrit. Qytetarët e Tiranës, por edhe shumë vizitorë nga qytetet e tjera kanë mbushur sheshet e kryeqytetit, ndërkohë që Banda Frymore e Ushtrisë marshoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, me Tapetin e Luleve, kanë nisur të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve.

Edhe Bashkia e Tiranës organizoi disa aktivitete te tjera si, performacat artistike, kulinaria e produkteve, agrokultura si dhe aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, qe realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania e që po zhvillohet tek diga e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve për rreth dy orë.

Kryeministri Edi Rama pritej të ndodhej në Tiranë në një aktivitet në bulevardin qendror me rastin e Ditës së Verës, ashtu siç ishte njoftuar më heret, ndërsa papritmas ka zgjedhur që të inspektojë punimet në sheshin “Iliria” në Durrës, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.
Rama më pas ka rrugëtuar drejt Elbasanit për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të organizuara në këtë qytet me rastin e Ditës së Verës, ku ka vizituar panairin me prodhime shqiptare dhe ka ndjekur aktivitete të tjera.

RAMA NË ELBASAN, VIZITON PANAIRIN: NË RRITJE VIT PAS VITI
rama

Dita e Verës e gjeti kryeministrin edhe në Elbasan. Pas Durrësit ku inspektoi punimet në sheshin ‘Iliria’ sëbashku me kryebashkiakun Vangjush Dako, kryeministri rreth orës 12:40 mbërriti në Elbasan, qytet që vetëm pak minuta më parë u vizitua nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Rama vizitoi Panairin e Ditës së verës i shoqëruar nga kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Edmond Panariti, ministri i Transportit dhe Infarastrukturës, Edmond Haxhinasto, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço si dhe deputeti i PS-së, Tulant Balla.

Në një prononcim për mediat gjatë vizitës në panair, kryeministri Edi Rama u shpreh se “e kam ndjekur vit pas viti këtë panair dhe me shumë kënaqësi konstatoj se jo vetëm ka një rritje të pranisë së bizneseve dhe kërkesës, por që ende më inkurajuese është se një pjesë e konsiderueshme e pejsëmarrësve janë duke synuar eksportin e disa prej tyre kanë nisur të nënshkruajnë kontratat e eksportit disa janë në negociata dhe ky është lajmi më i mirë i një dite vere”.

Më pas, kryeministri ka ecur në këmbë dhe ka parë më nga afër investimet që janë realizuar gjatë këtij viti kryesisht në infrastrukturë në qytetin e Elbasanit.

Një urim i tij për këtë festë u bë në rrjetin social, Twitter.

RAMA: GEZUAR! PAÇI TE GJITHE MIRESI DHE BESIM SE ME E MIRA ESHTE ENDE PERPARA

Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, kreu i qeverise, Edi Rama ka uruar gjithe shqiptare per kete dite, duke i ftuar te kene besim se me e mira eshte ende ne rrugen e se ardhmes.
“Gezuar Diten e Veres paçi te gjithe miresi dhe besim se me e mira eshte ende perpara ne rrugen e te ardhmes per familjen tuaj e vendin tone!”­, shkruan Rama, duke postuar vetem pak minuta me pas edhe gjithe kalendarin e aktiviteteve te qeverise, per te gjithe te interesuarit qe duan te behen pjese e ketyre aktiviteteve.

BASHA NE ELBASAN: UROJ QË BASHKË ME LULET SHQIPTARËT TË KENË NJË OFERTË TË RE
Kryetari i Partisë Demokratike, njëherazi kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uron nga Elbasani, festën e Ditës së Verës. “Urime Dita e Verës, urime për ditën e rilindjes dhe shpresës”.
Kreu i PD vizitoi sot në Elbasan Panairin e Ushqimit.
Sipas Bashës, shqiptarët kanë nevojë për një shpresë pasi vendi ndodhet në një situatë të vështirë.
“Në këtë panair kam prekur dëshpërimin. Uroj që bashkë me lulet, shqiptarët të kenë një ofertë të re”.

Nga Elbasani, Basha u rikthye ne Tirane ku dhe uroi nga nje prej zonave ku festohej ne Tirane, Dita e Veres.

BASHA NGA TIRANA: OPOZITA OFRON OFERTËN E RE,  JO TRUKE, POR ZGJIDHJE TË HALLEVE TË SHQIPTARËVEPas urimit nga Elbasani, kryebashkiaku Basha mbërriti në Tiranë prej nga ku dha dhe urimin për kryeqytetasit. Në cilësinë e kreut të PD, Basha dha dhe një mesazh politik.

Ai përsëriti angazhimin e tij personal dhe të forcës politike që ai drejton për t’u dhënë shqiptarëve, ofertën e re. Basha tha se oferta e opozitës nuk bazohet në truke, por në zgjidhje konkrete.

VELIAJ: DITA E VERËS, PËRPJEKJA E RE PËR T’I BËRË GJËRAT MË MIRË
veliaj
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka uruar shqiptaret me rastin e ditës së Verës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Veliaj e ka konsideruar ditën e verës një përpjekje për ti bërë gjërat me mirë .

“Sot është një ditë e re, një përpjekje e re për t’i bërë gjërat mbarë e mirë. Gëzuar Ditën e Verës të gjithëve, në Elbasan, Tiranë e kudo”,shkruante ministri Veliaj.

AXHENDA NGA QEVERIA
10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria

Banda Frymore e Ushtrisë

10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria

Ansambli i Këngëve dhe Valleve

10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë

Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj

10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve

Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”

10:00 -12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.

“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .

Cirku i Tiranës.

11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)

Teatri Kombëtar i Kukullave

10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)

Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere

11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.

10:00 -12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Simultane shahu.

10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

* 10:00-12:00 Muzikë me DJ

* 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

* 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini

10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”

Basketboll për fëmijë dhe të rinj

10:00-14:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).

Panairi i Artizanatit Tiranë. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.

16:00 – Qëndra Rinore Tiranë

Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor

Aktivitetet e Bashkisë me rastin e Ditës së Verës

Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00:

Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.

Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.

Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street- artistë etj.

Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.

Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.

Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.

Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. Aeroclub-Albania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme.

elbasanfesta

Dita e verës ; Historia e festës tradicionale

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qënë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Por zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Por festa e Verës që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe ‘qyteti në kërthizë të Shqipërisë’, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, ‘goditen ‘ ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët, tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë.
Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë elbasanllinjtë urojnë njëri tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumja , gatimi tradicional i Ditës së Verës
gatimi_i_ballokumes

Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit, një qytet i cili ndodhet në qëndër të Shqipërisë dhe i njohur për traditat e tij sidomos në fushën e arsimit. Por edhe pse ka edhe dy ditë nga kremtimi i festës, duket se tregtarët e kësaj ëmbëlsire tradicionale në Tiranë kanë nxituar ta nxjerrin në shitje ëmbëlsirën e famshme.

A.D, një 71 vjeçar nga Elbasani, thotë se ka rreth 50 vjet që gatuan ëmbëlsirën e ballokumes. “Isha 14 vjeç kur nisa të mësoj gatimin e saj. “Fanatik” në prodhimin e saj, ai shprehet se kjo ëmbëlsirë karakteristike e zonës së Elbasanit, nuk mund të prodhohet me mjete industriale, por veçse me përpunim primitiv, ku si bazë të saj ai cilëson miellin e ëmbël të misrit.
‘Krenar’ për sekretin e goditjes së saj ai thotë se ” tashmë janë shumë njerëzit që e preferojnë , bile vitet e fundit çdo prag 14 marsi ka patur shumë kërkesa nga qytetet rreth Elbasanit dhe sidomos nga Tirana.
Sipas tij, baza e ballokumes është gjalpi i deles dhe mundësisht e deles së rritur në zonat malore të këtij rrethi, nga të cilat ai përmend zonën e Polisit. Si sekret të gatimit të saj ai quan një tenxhere bakri me përmasa 10 litërshe, ku masa e brumit, e cila përmbledh edhe vezët e fshatit, rrihet me një lugë druri dhe punohet shumë fort.

NATA E VERES NE ELBASAN
Qindra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga rrethe te tjera te vendit, nga Kosova dhe Maqedonia, kanë festuar Natën e Verës në qytetin e Elbasanit.

Ata u grumbulluan tek sheshi para portës së Kalasë për të vijuar deri tek teatri “Skampa” për të festuar dhe për të qenë protagoniste të koncertit të madh organizuar nga Bashkia e Elbasanit. Këngëtarët më në zë të muzikës popullore, por edhe të lehtë, janë ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit, madje mes tyre edhe humoriste si dhe trupa e cirkut.

Me interes te madh u prit pjesëmarrja e këngëtarëve Valbona Halili, Valbona Mema, Irma Libohova, Xhavid Dedej, Hajredin Gjeta, Sinan Hoxha, Silva Gunbardhi, Dafi, Xhensila Myrtezai, grupi i valleve, Cirku, si edhe vëllezërit Zena, të cilët që në orët e para të mëngjesit kanë zgjuar gjithë qytetin me këngët e tyre, madje duke ftuar qytetarët në shesh që të këndojnë dhe festojnë së bashku,

Ne Natën e Verës, festën pagane të qytetit të Elbasanit, mori pjese edhe kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, i cili ka uruar qytetarët elbasanas, miqtë dhe mysafirët që kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar, për një vit të mbarë të lumtur dhe plot begati.

Është viti i tetë që kreu i bashkisë uron qytetarët e tij, duke i bërë të mundur miqve dhe mysafirëve një qytet plot me aktivitete dhe larmi në këtë event tradicional të qytetit. Nata më pas ka vijuar në lokale të ndryshme të qytetit, ku kane qene edhe këngëtarët më në zë të këngës popullore. Nata e Bardhë ka përfunduar mëngjesin e 14 marsit, ku sërisht miqtë dhe mysafirët do të shijojnë të tjera aktivitete në festën kaq të dashur për elbasanllinjtë dhe jo vetëm.

(ma.ar/d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: