Zbathur, me pantallona të shkurtra dhe pa bluzë, Gigi Buffon luan me djemtë e Marina di Massa, në Toskana, ku ka kaluar disa ditë relaksi.
Mbrapa rrjetës së fushës, së bashku me spektatorë të tjerë, shfaqet Ilaria D’Amico, me djalin Pietro. Kampioni, është i vetmi futbollist italian që është futur nga UEFA në listën e dhjetë lojtarëve kandidatë për çmimin Best Player në Europe 2015/2016.
(da.xha/BalkanWeb)
