E ftuar sot në emisionin ‘Live From Tirana’, këngëtarja Gigliola Haveriku foli rreth periudhës së shtatzënisë dhe projekteve muzikore: “Unë sot kam ardhur 2 persona. Jam 8 muaj e 2 javëshe shtatzënë, çdo gjë është e vështirësuar për mua këtë periudhë, të flesh gjumë është e vështirë, të hash është vështirë. Fëmija që po pres është vajzë dhe shpresoj të jetë Bricjap”.

Momenti kur ia tregoi partnerit lajmin e pritjes së ëmbël ishte shumë i bukur: “Në fakt ai ishte duke prerë patate, kur ia vura testin në tavolinë dhe kujtoi se ishte tampon Covidi. i thashë “jo zemër, se nuk është tampon Covid-i, do bëhemi prindër.”

Pyetjes nëse ka menduar një emër për vajzën, këngëtarja i përgjigjet: “Nuk e di nëse është keq ta them, por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël, nëse do kisha një vajzë. Gjyshja, mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes”.

Për ngjashmëritë, Gigliola ka pretendime: “Sytë i dua blu si të partnerit, një vajzë bjonde me sy blu, kush nuk do ta donte, sepse dhe unë vetë jam bjonde, dhe pse i kam lyer flokët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb