Pak ditë më parë bëri bujë refuzimi i ish-yllit të Seria A Sebastian Giovinco për të nëshkruar me Barcelonën. Italiani 30-të vjeçar që aktualisht luan me Toronton në MLS, nuk pranoi të shkonte në Katalunjë me preteksin se nuk do të mund të merrte minutat që do të dëshironte. Pavarësisht se e pranon që të jesh përkrahë MSN (Messi, Suarez, Neymar) është diçka e jashtzakonshme, do t’a kishte pothuajse të pamundur për t’ju zënë vendin.

“Sigurisht se do të më pëlqente Barcelona. Të luash me MSN është një ëndërr, por është e pamundur të luash shumë atje. Me siguri se më shumë te Barca do të mbledhja topa. Për këtë kam vendosur të luaj në Kinë. Atje futbolli po rritet me të madhe dhe jam në bisedime me një skuadër”, ka thënë Giovinco.

Ndoshta më shumë sesa për minutat që do të kishte në dispozicion, Kina për Giovinco-n mund të jetë zgjedhur për shkak të milionave të parezistueshme, ashtu siç shumë yje të tjerë kanë bërë deri më tani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb