Pas thashethemeve vjen konfirmimi. Tani është zyrtare, Gisele Bundchen dhe Tom Brady divorcohen pas 13 vitesh. Supermodelja dhe ylli i futbollit amerikan kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e dy fëmijëve Benjamin dhe Vivien dhe ndarjen e aseteve, e cila është vlerësuar në rreth 600 milionë dollarë. Protagonistët dhanë njoftimin e lamtumirës në rrjetet sociale.

Në një story në Instagram, 45-vjeçari Tom Brady shkruan: “Në ditët e fundit, unë dhe gruaja ime kemi finalizuar divorcin pas 13 vitesh martesë. E morëm këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën tonë së bashku, sigurisht e dhimbshme dhe e veshtire, sic eshte per shume njerez qe kalojnë të njëjtën gjë çdo ditë nëpër botë. Jemi me fat, me fëmije të bukur dhe të mrekullueshëm qe do te vazhdojnë të jenë qendra e botes sonë. Ne do te vazhdojmë të punojmë krah për krah njeri-tjetrit së bashku si prindër për t’u siguruar që ata të marrin gjithmonë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

42-vjeçarja e mrekullueshme Gisele Bundichen shton: “Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por tani ne jemi të ndarë, është e vështirë të përballemi me këtë, por ndihem me fat për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj gjithmonë Tomin më të mirën.. Kërkoj me mirësi që të respektohet privatësia jonë në këtë moment delikat. Faleminderit.”

Dihet pak për detajet e divorcit, letrat janë depozituar në Florida dhe mesa duket do të mbeten konfidenciale. Thashethemet për ndarjen kanë nisur prej disa kohësh. Duket se supermodelës i ka munguar shumë bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar që në vitin 2009, i cili për arsye pune ka qenë gjithmonë larg shtëpisë. Aq sa duket se ata jetonin të ndarë prej muajsh. Tani ndarja është zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb