Tom Brady dhe Irina Shayk kanë shijuar një darkë në Nju Jork dhe duket se vazhdojnë ta shijojnë kohën së bashku.

Ylli 46-vjeçar i NFL-së dhe supermodelja 37-vjeçare darkuan në restorantin e famshëm francez ‘Brasserie Fouquet’s’ në Nju Jork.

Çifti ishte ulur në një tavolinë të vogël pranë dritares dhe janë fotografuar duke bërë një bisedë serioze.

Sporti veteran – i cili së fundmi u pa në shtëpinë e ish-gruas së tij Gisele Bundchen – kishte veshur një bluzë të thjeshtë gri ndërsa modelja ruse, mahniti me një veshje të zezë.

Dyshja kaluan më shumë se dy orë në restorant dhe Brady përfundoi duke paguar faturën para se të dilnin së bashku, sipas TMZ.

Mbrëmja romantike vjen vetëm disa javë pasi Brady dhe Shayk dolën në Miami. Megjithatë, në tetor, çifti ndezi thashethemet se ata e kishin lëne mënjanë lidhjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb