Gjashtë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën në sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës.

Shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës Ihor Klymenko tha se policia deri më tani ka regjistruar sulme me raketa në 16 objekte në të gjithë Ukrainën.

“Në veçanti, mund të konfirmoj se një shtëpi në qytetin Vyshgorod, rajoni i Kievit, u godit. Tre persona u vranë dhe 20 u plagosën. Në total, gjashtë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën në Ukrainë ”, tha Klymenko.

Siç është raportuar, Federata Ruse nisi të mërkurën një sulm masiv me raketa në një numër rajonesh të Ukrainës, veçanërisht duke synuar infrastrukturën energjetike. Aktualisht, ka ndërprerje emergjente të energjisë në të gjithë Ukrainën, furnizimi me ujë mungon në disa rajone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb