Sara Hoxha ka zbuluar se pyetja që ia ka sjellë në majë të hundës gjatë shtatzënisë ka qenë: Akoma nuk linde ti?

Tingëllon e çuditshme të bësh një pyetje të tillë sepse askush nuk lind pa bërë 9 muaj(përveç shtatanikëve) por ja që ka njerëz që e bëjnë.

Blogerja dhe partnerja e Ledri Vulës ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku është pyetur se cila ka qenë pyetja që e ka acaruar më shumë gjatë shtatzënisë.

“Akoma nuk linde ti? Jo po pres dhe pak se qenka mirë kështu duke plasur. Pyetje më acaruwse nuk kishte!”- shkruan Sara.

Pyetja nëse do bëjnë dasmë po ‘i përndjek’ prej kohësh çiftin Ledri Vula-Sara Hoxha. Por diçka e tillë nuk ekziston në planet e tyre…të paktën për momentin. “Çfarë dasme! Jo”, ka thënë Sara në një intervistë të fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak ditë më parë, Sara publikoi një video në You Tube me disa momente nga festa e organizuar për 30-vjetorin dhe një moment që na tërhoqi vëmendje ishte edhe biseda e Sarës me mikeshën e saj teksa bëheshin gati mbi një surprizë që i kishin përgatitur. Sara thotë se në një moment mendoi se do i propozonte Ledri por duke qenë se ai ka ngecur në trafik i hoqi shpresat.

“Mendja ku nuk më shkon. Me ju thënë të drejtën aq të madhe s ma bëtë një herë thash se do më propozojë Ledri por nuk e kam më këtë ndjenjë se ai është me vonesë.” -tha ajo duke lënë të kuptohet se po e pret një propozim dhe se dasma mund të jetë rrugës. Vetë Ledri tha në “Më lër të flas” se po mendon një propozim por do diçka shumë të veçantë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: