Mjaftojnë dy ndeshje për të marrë të vetëm kreun e Grupit B. Pasi çmontuan Holandën, Franca fitoi edhe sfidën e dytë përballë Irlandës me rezultatin minimal 0-1. Për të vendosur këtë sfidë të ndërlikuar jo pak mendoi Pavard me një super gol në minutën e minutën e 50-të. “Gjelat” e Deschamps kishin kontrollin total të lojës, por hasën shumë vështirësi në finalizim.

Një fitore të pastër 3-0 në këtë grup siguroi Holanda përballë Gjibraltarit. Kjo ishte sfida ideale për të harruar shpejt disfatën përballë Francës. Depay në minutën e 23-të realizoi golin e parë për “tulipanët”, ndërsa në pjesën e dytë ishte Ake që realizoi një dopetë golash.

Pas dy xhirosh, Grupi B kryesohet nga Franca me pikë të plota, e ndjekur nga Greqia dhe Holanda me tre pikë.

(BalkanWeb)