Gjatë prishjes së një shtëpie të braktisur në rajonin Bretanjës në veriperëndim të Francës, janë gjetur 600 monedha ari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga njësia e sigurisë në Pont-Aven, punonjësit gjatë prishjes së shtëpisë në rajonin e Bretanjës kanë gjetur 600 monedha ari të cilat datojnë nga viti 1870.
Më tej duke bërë të ditur se monedhat janë të Belgjikës, thuhet se mbi monedhat gjendet fotografia e mbretit belg të asaj kohe, Leopold II. Theksohet se vlera e monedhave është rreth 100 mijë euro.