Efektivët e burgut të Drenovës i kanë gjetur një të burgosuri sasi lënde narkotike. Burime për BalkanWeb bëjnë  me dije se droga i është gjetur të dënuarit Kristaq Izeti.

Lënda narkotike i është gjetur e ndarë në doza brenda në qeli, por nuk dihet ende sesi ka përfunduar në duart e tij.

Burgu i Drenovës shpesh herë ka pasur ngjarje të dyshimta. Të përsëritura kanë qenë rastet kur të dënuarit kane tentuar vetëvrasjen dhe ende autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime për ngjarjet e ndodhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: