Një 68-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bodishtë në Dropull. Policia bën me dije se viktima me iniciale Apostol Kulla, jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se viktima është gjetur nga banorët e fshatit, pasi prej pasdites së djeshme nuk përgjigjej në telefon. Sipas burimeve nga fshati, ai kishte lënë të ndezur ngrohësen që funksiononte me gaz, ndërsa banesa ishte e mbyllur dhe pa dritare hapur për qarkullimin e ajrit. 68 – vjeçari është gjetur i pajetë në shtratin e vet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb