VLORA

Një 30-vjeçar është gjetur mesditën e sotme pa shenja jete në bregun e detit në Vlorë.

Policia informon se personi në fjalë është i seksit mashkull, dhe nuk është identifikuar ende.

Trupi i pajetë i gjet afër Petroliferës, teksa dyshohet se 30-vjeçari është mbytur në det dhe uji e ka nxjerrë në breg,

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: