VLORË- Gjendet nga pronarët gomonia e grabitur në Himarë. Pas denoncimit në polici pronari Jakup Naxhaku ka bërë kërkime paralele me policinë dhe pas disa orëve mjeti është gjetur i fshehur në një pyll në Llogara. Grabitësit e kishin fshehur gomonen mes shkurreve.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë pronari që ka njoftuar policinë pas gjetjes së gomones. Por autorët i kishin hequr një prej motorëve gomones. Tashmë ajo është tërhequr dhe transportuar në komisariatin e Himarës.

Gomonia u vodh dje në banesën e një arsimtareje në fshatin ljaz. Grabitësit kanë marrë gomonen brenda oborrit të vilës, por i kanë lënë edhe një shënim.
“Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë”, kanë shkruar grabitësit në parmakun e shtëpisë, raporton gazetari Enrik Mehmeti.

Nga ana tjetër Policia e Himarës thotë se pas konstatimit se ditën e djeshme në fshatin Iljaz, Himarë në banesën e shtetasit LL.N., ishte vjedhur një mjet lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J.N., ka filluar menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Si rezultat i kontrollit të territorit për gjetjen e mjetit prej Strukturave Policore, banorëve të zonës edhe vet familjarëve është bërë e mundur gjetja e mjetit lundrues (gomone), e fshehur në pyll midis pishave në Qafën e Llogarasë.

Ndërkohë po vijon puna prej Policisë për dokumentimin ligjor të autorëve të kësaj vepre penale dhe kapjen e ndalimin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: