Mëngjesin e sotëm në fshatin Cukë, në Sarandë është gjetur i pajetë një 80-vjeçar. Ky është rasti i tretë brenda 20 ditëve.

Mësohet se viktima është  Andrea Capo 80 vjeç. Ai u gjet nga komshinjtë e tij, ndërsa bëhet me dije se jetonte i vetëm se fëmijët i ka në emigracion në Greqi.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka theksuar se dyshohet të ketë ndërruar jetë para 2-3 orësh.

Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 80 vjeçarit.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre.

Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh, por ata janë larguar në emigracion dhe interesohen për ta nga largësia, e vijnë për t’u bërë shërbimet e fundit. Ky është fenomeni i këtyre viteve  me të moshuarit në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: