Policia rajonale pretendon se shtatë trupa, disa me duar dhe këmbë të lidhura, janë gjetur në një varr pranë qytetit Bucha, në periferi të Kievit, raporton AFP.

“Shtatë civilë u torturuan nga rusët dhe më pas u ekzekutuan në mënyrë frikacake me një plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebytov.

“Ky varr u zbulua sot në një zonë ku trupat ruse ishin të vendosura pranë fshatit Myrotske”, shkruan ai, duke shtuar se policia “po punon për identifikimin e viktimave”.

Qyteti i Buchas u pushtua nga trupat ruse gjatë javëve të para të pushtimit. Pasi qyteti u çlirua në fillim të prillit, u gjetën të paktën 500 trupa të vdekur, shumë prej tyre në varre të improvizuara dhe masive.

Rusia, e cila u tërhoq nga qyteti më 30 mars, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për krime lufte në Bucha – duke këmbëngulur se ato janë “falsifikime” nga Ukraina, e mbështetur nga aleatët e saj në Perëndim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: