INDONEZI

Autoritetet indoneziane besojnë se kanë gjetur vendin ku u rrëzua aeroplani Boeing 737 me 62 pasagjerë në bord.

Fillimisht u gjendën disa mbetje të avionit të rrëzuar, kurse tani shefi i Agjencisë së kërkimit e shpëtimit thotë se kanë kapur sinjale në dy pika, dhe mund të bëhet fjalë pikërisht për kutinë e zezë.

Të shtunën sapo u ngrit nga Xhakarta, aeroplani në fjalë humbi kontaktet 4 minuta më pas. Deri më tani janë gjetur 2 çanta, teksa me të gjitha gjasat aeroplani tashmë ndodhet nën det së bashku me 62 pasagjerët, asnjë prej të cilëve nuk ka shenja që ka shpëtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb