“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim.”, thuhet në kërkesën e saj. Me këto argumente gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, e arrestuar nën dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë kërkon ndryshimin e masës se sigurisë.

Lajmi konfirmohet nga avokati i saj Ardian Visha për gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Klodiana Lala.

Ajo iu lutet kolegëve nga gjykata e Posaçme që të marrim në konsiderate gjendjen e saj familjare dhe ta çojnë të paktën në ‘arrest shtëpiak’ që të rrijë pranë djalit të vetëm që është i prekur nga një formë e rendë e autizmit.

Ndërkohë, në argumentet e saj gjyqtarja thekson se prindërit e saj janë të moshuar, (babai i vuan nga sëmundja e Parkinsonit), nuk mund të kujdesen dot për të dy fëmijët. Mësohet se kërkesa pritet te shqyrtohet brenda 5 ditëve nga GJKKKO. Kërkesa në fjalë vjen një ditë pasi gjyqtarja doli para Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e saj, ndërsa seanca u shty për në datën 11 mars.

Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb