Në Aeroportin e Prishtinës, së shpejti do të shihet edhe Gjenerata më re e Airbus A320 NEO dhe A321 NEO. Bashkëpunimi mes
Eurowings dhe kompanive kosovare Eurokoha e Kosova Airlines ka sjellë tashmë këtë sukses, të cilin e kanë pritur të gjithë.
Dyseldorfi, Málaga, Athinë, Barcelonë, Berlin, Budapest, Dresden, Gjenevë, Hamburg, Lisbonë, Lion, Mynih, Milano, Palma de Mallorca, Pragë, Vjenë dhe Cyrih janë destinacionet e Avionëve Airbus 320 NEO i cili ka 180 ulëse dhe Airbus 321 NEO që ka 230 ulëse.
Komoditeti në avion është diçka që vlen të përmendet, falë zhvillimit të teknologjisë emetimet e zhurmave janë zvogëluar me 50% dhe reduktim deri në 20 % në konsumin e karburantit.


(BalkanWeb)