Ka studiuar 4 vite në 1 dhe tani, në moshën 12 vjeçare është gati për tu diplomuar në shkollë të mesme dhe në kolegj njëkohësisht. Mike Wimmer, nga Karolina e Veriut, e ka shfrytëzuar më së miri qëndrimin në shtëpi gjatë pandemisë.

Ai është zhytur në libra dhe tani është gati të japë dy provime në pak ditë. Mike, siç shkruan website i tij nexterainnovations.com, ka studiuar programet e dy viteve të shkollës së mesme dhe dy vite të tjera të kolegjit gjatë vitit të pandemisë. Mike tani duhet të japë dy provime për ti mbrojtur. Të parin në Roëan-Cabarrus Community College, në 21 maj, dhe të dytin në Concord Academy High School një javë më pas në 28 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb