Qeveria e Gjeorgjisë është tërhequr nga projektligj i diskutueshëm për agjentët e huaj pas shpërthimit të protestave në kryeqytet.

Gjatë protestave, Ministria e Brendshme e vendit arrestoi 66 demonstrues. Mediat e huaja shkruajnë se policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues të mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit.

Ligji, i hartuar nga Partia Ëndrra Gjeorgjiane në pushtet, nëse miratohet, do të bëjë që të gjitha mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Kjo do t’i nënshtrohej atyre monitorimit dhe sanksioneve të mundshme.

Projektligji është kritikuar nga shoqëria civile, media dhe analistët e vendit, të cilët thonë se “kërcënon rënien e demokracisë gjeorgjiane”. Autoritetet kanë pohuar se ligji është i nevojshëm për të përmirësuar transparencën.

Në demonstratën e së martës në mbrëmje u arrestuan 66, mes të cilëve lideri i opozitës Zurab Japaridze, ndërsa 50 policë u plagosën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: