Janë gjërat e vogla ato që më së shumti ndikojnë në gjendjen emocionale të meshkujve. Gjërat e vogla mund të bëjnë që meshkujt ta duan dikë edhe më shumë se që e duan. Tg sjell disa nga gjërat që e bëjnë një mashkull të dashurohet edhe më shumë në një femër.

Kur e bën të qesh
Thënia e famshme e Marilyn Monroe se nëse mund ta bësh një vajzë të qesh, mund ta bësh të bëjë gjithçka, vlen edhe te meshkujt. Prandaj, mos qëndroni e mërzitur por përpiquni që ta bëni të qeshni, por mbi të gjitha edhe vetën.

Kur flini në gjoksin e tij
Kjo është ndër gjërat e preferuara të një mashkulli.

Kur ia kthen rrobat
Mos i vidhni ato. Dikush që e di se çfarë është huazimi, është lloji i personit që meshkujt bien në dashuri.

Hera e parë kur kaloni një ditë së bashku në shtrat
Të shpenzoni 24 orë së bashku dhe të mos mërziteni me njëri-tjetrin, është padyshim një gjë që e bën atë të ndihet se është me fat.

Kur nuk të sheh për një kohë të gjatë
Mungesa jote e bën atë të kuptoj se jeni pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe pa ju gjërat nuk janë njësoj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: