BERLIN- Një nga funksionarët e lartë të “Lageso”-s, autoriteti publik përgjegjës për regjistrimin e emigrantëve në Berlin, u arrestua sot me akuzën për korrupsion.

“I dyshuari 48-vjeçar akuzohet për marrje ryshfeti”, tha Martin Steltner, zëdhënësi i Prokurorisë.

Steltner shtoi gjithashtu se “autoritetet konfiskuan 51 000 euro kesh dhe një makinë gjatë zhvillimit të hetimeve”. U arrestua gjithashtu edhe shefi i një kompanie sigurie në lidhje me këtë aferë korrupsioni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: